Mediet në Tiranë kanë publikuar akuzat që rëndojnë mbi ish kryeministrin e Shqipërisë dhe ish liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Mediet atje kanë publikuar njoftimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për akuzat që rëndojnë mbi ish-Kryeministrin Sali Berisha (me masë sigurie detyrim paraqitje), dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi (me masë sigurie arrest në burg) dhe Fatmir Bektashin (me masë sigurie detyrim paraqitje) në lidhje me privatizmin e ish-klubit sportiv Partizani në Tiranë. SPAK njofton se në vijim të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova se nga ana e Sali Berishës, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, jane kryer veprime konkrete dhe aktive në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …