leoni

Nusret Pllana: Promovim veprash në Itali – Reggio Emilia

Ishte e vogël salla e bukur në qytetin Reggio Emilia të Italisë, për t‘i zënë të gjithë artëdashësit e librave: “Terrori i i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999”, të autorit N.Pllana, “Fëmijët shqiptarë viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999”, të autorëve: H.Ilazi e N.Pllana, “Mos harro kurrë”, të autorëve: N.Pllana e  A.Aliçkaj, si dhe të filmit dokumentar “Kush i vret fëmijët?!”, të autorëve: N.Pllana e Esat Shala, në nderim të Festave të Nëntorit të Madh, me një organizim të mrekullueshëm të Shoqatës „ZËRI ATDHEUT“, e nën udhëheqjen e palodhshme të Kryetarit të saj, z. Shaban Muqa dhe nënkyetarit Ramadan Hasanaj.

 Me prezencën e tyre aktive kontribuan edhe veprimtarët dhe ish Kryetarët e kësaj Shoqate, Agim Kodra e Sadri Hamitaga, si dhe Anila Berberi e Valbona Toçi, të Lidhjes së Shkollave shqipe në Itali.
Në këtë promovim të suksesshëm të veprave kushtuar gjenocidit serb mbi shqiptarët, të autorëve: Nusret Pllana, Hanëmshahe Ilazi e Agim Aliçkaj, morën pjesë shumë bashkëatdhetarë nga të gjitha trojet tona etnike, siç, edhe z.Klodian Cami – Kryetar i Shoqatës „Shqiponja”, z. Bujar Tabaku nga Parma, mësueset e Shkollës shqipe në Reggio Emilia, Doruntina Sopa, Marigona Palushi, Albiona Rrafshi e Shkëlqesa Palushi. 

Me prezencën e tyre na nderuan edhe Kryesia e Shoqatës „ZËRI ATDHEUT”, nga Monte Belluna, Isuf Zenelaj, Besnik Veselaj, Raimonda Deda, Eduard Jakaj, Mentor Zenelaj, dhe Eduart Mazrekaj.

 Këtë promovim e madhështoi edhe prezenca aktive e saj, përkthyesja e librit të xhepit në gjuhën italiane“Mos harro kurrë“, znj. Fitije Picari, si dhe miku shumë i çmuar i shqiptarëve, publicisti, z. Michele Sanpietro.

 Autorin Nusret Pllana e nderuan me prezencën e tyre edhe bashkëluftëtarët e tij: Latif Krasniqi, Shaban Sopaj, Besim Jahaj, Florim Morina, Gani Shala e Bafti Kicaj, të cilët i falënderojmë nga zemra për kontributin e tyre shumë të çmuar.
Një falënderim të veçantë ia dedikojmë edhe Agjensionit të udhëtarëve „Kodra Tours“, për transportin falas, nga Kosova në Itali, të librave publicistike e dokumentare, të autorit N. Pllana.

 

Shkruan: Nusret PLLANA

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara

Ka ndërruar jetë, Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara. Lulzimi ishte një …