Kastrati në ditën ndërkombëtare të gruas 8 Marsi priti gratë malishevase

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, me rastin e 8 Marsit- Ditës Ndërkombëtare të Gruas,  priti gratë malishevas, pensioniste, të punësuarat në administratën komunale, në arsim, shëndetësi, organizata joqeveritare dhe të biznesit privat. Kryetari Kastrati, fillimisht ju uroj mirë se ardhje dhe i përgëzoi për ditën e tyre, ditën ndërkombëtare të gruas 8 Marsin, dhe vazhdoi, kjo ditë është,  ditë  e rëndësishme për ju , që nga familja, rrethi, shoqëria,  institucionet ku punoni dhe kontribuoni me profesionalizmin tuaj, në arsim, kulturë, shëndetësi, administratë, sport, njëkohësisht edhe  në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit, sikurse që keni dhënë, kontribut të madh në  luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.  Sot ju po i jepni vendit një frymë të re në  zhvillimin dhe ndërtimin në të gjitha sferat e jetës, prandaj ju jam mirënjohës dhe i gatshëm për mbështetje institucionale. Në këtë takim, gratë rrëfyen histori të shkurtra nga puna e tyre nëpër kohët që kanë bërë, vështirësitë që kanë  kaluar dje, si dhe folën sot, për kushtet që ofrojnë institucionet tona shtetërore, qendrore  e lokale  për mundësitë e investimeve në të gjithë dikasteret e shoqërisë dhe vendit e që janë të pakrahasueshme dhe shumë të favorshme se sa në të kaluarën, vetëm duhet punë, angazhim dhe bashkëpunim ndërinstitucional dhe publiko privat.

May be an image of 15 people, hospital and text

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …