leoni

Komuna e Deçanit dhe Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së finalizuan agjendën e shënimit të 26-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”

Për nderë të 26-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetorit të ndërhyrjes së Forcave të NATO-s në Kosovë, Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Shoqatat e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë mbajtur takimin e radhës për të finalizuar agjendën e aktiviteteve në nderim e përkujtim të 24 Marsit të vitit 1998, të lavdisë e krenarisë kombëtare.

Në përkujtim të luftëtarëve të rënë për liri dhe në përkujtim të 26 vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”, betejës që bëri kthesën e historisë sonë nga familja Haradinaj. Dhe njëkohësisht 24 Marsit të vitit 1999 të ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

Aktivitetet fillojnë më 22 mars në ora 10 me Krosin “Rruga e Lirisë” me nxënësit e shkollave fillore, për të vazhduar me aktivitetin kulturor Valle Tradicionale Popullore (10.30), ndërsa në ora 11 bëhet hapja e ekspozitës me punime nga Prof. Kushtrim Dacaj.

Më 23 mars në Gjakovë në ora 12 mbahet gara e shenjtarisë me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me 24 mars fillimisht (ora 11) mbahen homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Glloxhan, ndërsa Manifestimi Qendror i Epopesë së Dukagjinit fillon në ora 12.00 derisa Epopeja e Dukagjinit mbyllet me programi artistik nga ora 12.30.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …