Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në takim Shefin për Bashkëpunim të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Johannes Steanbaek Madsen me bashkëpunëtore, ku e ka falënderuar dhe kanë diskutuar e vizituar punimet në investimin e Zyrës së BE-së në Kosovë, për ndërtimin e shkollës fillore në rrugën “Sali Çeku” e cila do të ketë 26 klasa mësimore, 8 laboratorë, sallën sportive e mijëra metra hapësira pune për nxënësit e mësimdhënësit, investim që pritet të përfundoj brenda këtij viti.