Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar të mërkurën në ndërmarrjen publike “Trepça”, ku ka bërë me dije sa ka ndarë 3.5 milionë euro për këtë ndërmarrje për t’i kryer obligimet por edhe pagat e punëtorëve të saj. “Në anën tjetër, po i bëjmë përgatitjet në mënyrë që terminali doganor, i cili ka qenë këtu në ‘Trepçë’ nga viti 2002 deri në vitin 2013, të kthehet dhe kështu të sigurojë të hyrat për ‘Trepçën’. Padrejtësisht ‘Trepçës’ i është marrë Terminali Doganor në vitin 2013 dhe ne duam që kjo të korrigjohet”, ka thënë Kurti. Ai ka theksuar se dëshiron që “Trepça” të përparojë, pasi sipas tij, prodhimi aty ka një rritje të lehtë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …