Më 3 prill shfaqet premiera e filmit dokumentar për dëshmorin e kombit, Sherif Frangu, i martirizuar nga policia speciale e Beogradit në demonstratën e 3 prillit të vitit 1981 në Ferizaj. Dokumentari me titull, « Feniksi i Pranverës së Madhe 1981 », i autorit, Ismet Rashiti, shfaqet në në 36 – vjetorin e rënies heroike të Sherif Frangut. Në film për herë të parë paraqiten fakte dhe xhirime arkivore nga demonstratat e vitit 1981 dhe dëshmi konkrete nga protagonistët kryesorë të atyre ngjarjeve të mëdha. Dokumentari do të shfaqet në Kino ABC të Prishtinës, më 3 prill 2017, duke filluar në orën 14.00.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …