Mbledhja Kosovë-Shqipëri

Me 3 qershor mbahet mbledhja e përbashkët mes dy Qeverive shqiptare

Mbledhja e radhës mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të mbahet me datën 3 qershor në mjediset e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë. Kreu i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar për përgatitjet e kabinetit të tij për mbledhjen e përbashkët. “Deri në fund të javës së ardhshme do t’i kemi të përfunduara të gjitha marrëveshjet që mund të lidhen mes dy qeverive”, ka thënë Mustafa. Ai, me këtë rast, ka kërkuar që pa vonesa të përgatiten këto marrëveshje.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …