Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ish kuadër politik, komunist në Kosovë, gjatë kohës së sundimit komunizmit jugosllav, me rastin e 26 vjetorit të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, ka uruar kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe popullin gjerman. Duke i përcjell urimet e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës, ai ka folur lidhur edhe lidhur me rëndësinë që ka për Kosovën, rajonin, Evropën dhe mbarë botën demokratike rënia e Murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë. “3 Tetori 1990 shënon fillimin e fundit të sistemit komunist në Evropë dhe më gjerë. Rënia e Murit të Berlinit dhe bashkimi i Gjermanisë, u bënë simbol i Evropës së bashkuar dhe fitores përfundimtare të demokracisë perëndimore mbi sistemin utopik e shkatërrues komunist, që kishte okupuar vendet e lindjes, ka shkruar kryeministri Mustafa, në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …