Më shumë se 300.000 trupa të NATO-s janë vënë në gatishmëri të lartë në kohën e tensioneve në rritje në mes të Rusisë dhe vendeve baltike, që është mobilizimi më i madh i NATO-s që nga koha e Luftës së Ftohtë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se shpreson që në këtë mënyrë do të mundësohet përgatitja e mijëra ushtarëve për t’u përgjigjur në mënyrë më efikase në rast të një situate lufte, raporton Independent.Në tetor, NATO-ja kishte bërë të ditur se është duke mobilizimin e 4000 trupa shtesë, për t’i dërguar në shtetet baltike pranë kufirit me Rusinë.Në një anketë që është bërë me qytetarët polakë, del se më shumë se 70 për qind e polakëve besojnë se ushtria e tyre duhet të mbështes Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë, nëse një nga këto vende sulmohet nga Rusia. Polonia dhe të tre vendet baltike i përkasin NATO-s dhe sulmi në njërën prej tyre, automatikisht konsiderohet si një sulm ndaj tërë Aleancës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …