300 mijë euro i kanë kushtuar buxhetit pagat e 10 deputetëve serbë nga dhjetori i vitit 2022 deri më 30 prill të këtij viti

Mbi 300 mijë euro është vlera e pagave të dhjetë deputetëve serbë nga dhjetori i vitit 2022 deri më 30 prill të këtij viti. Ata paraqiten në seancë një herë në gjashtë muaj, megjithatë paguhen për punën që nuk e bëjnë. Pas nënshkrimit nuk qëndrojnë në sallën plenare, por në këtë formë ruajnë mandatin e deputetit. KosovaPress ka siguruar të dhënat e pagesave për nëntë deputetët e Listës Serbe dhe të një deputeti të pavarur, të cilët po vazhdojnë të paguhen ani pse të njëjtit po bojkotojnë organin më të lartë legjislativ. Partitë opozitare konsiderojnë se kjo është e papranueshme dhe në dëm të buxhetit të Kosovës. Edhe organizatat joqeveritare të cilat monitorojnë punën e Kuvendit të Kosovës, thonë se po cenohen interesat e qytetarëve. Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj konsideron se qeveria do të ishte dashur të diskutojë me deputetët e Listës Serbe. Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku thotë se bojkoti i deputetëve serbë është i papranueshëm. Ligji për Festat Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare e Ligji për Arsimin e Lartë nuk po arrijnë të kalojnë procedurat në Kuvendin e Kosovës për shkak të mungesës së deputetëve të Listës Serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …