300 Motokultvator (Benas) për 300 bujq rahovecas

Përkushtimi dhe interesimi i përhershëm i qeverisë lokale për të vënë në krye të agjendës zhvillimore bujkun rahovecas, u dëshmua edhe sot. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me drejtorin e bujqësisë Berat Durakun dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë filluar procesin e shpërndarjes së mekanizmit bujqësor për 300 përfitues, në projektin: “Furnizim me mekanizëm bujqësor”. Pajisjet bujqësore të cilat janë shpërndarë sot janë 300 motokultivatorë. Pra, gjithsej: 300 bujq përfitues, sot kanë pranuar pajisjet e tyre. Në kohën kur kriza ekonomike ka kapluar vendin, siguroj, se Komuna e Rahovecit do të vazhdojë të trajtojë me dinjitet bujkun rahovecas me të vetmin qëllim: ndihmën e vazhdueshme për ta, me mekanizëm për bujqit, e që ndikon drejtpërdrejtë në lehtësimin e punës së tyre, rrjedhimisht, në rritjen e ekonomisë lokale. Së shpejti, do të shpërndahen edhe pajisje të tjera për bujqit! Ata do përkrahen edhe më fuqishëm në të ardhmen nga komuna e tyre! T’i gëzojnë bujqit tanë të vyeshëm, ka thënë kryetari Latifi me këtë rast.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …