Të mërkurën Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëuar nga bashkëpunëtorët priti në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit nxënësit e klasave të pesta të ShFMU “Isa Boletini” në Rahovec, të cilët ishin të shoqëruar nga drejtori, z. Sakip Kryeziu dhe mësimdhënëset e kësaj shkolle, të cilët morën lëvdata për angazhimin në procesin e mësim-dhënies.
Qëllimi i këtij takimi ishte që kryetari Latifi me nxënësit e kësaj shkolle të bashkëbisedoi për rolin e Kuvendit Komunal dhe të kryetarit të Komunës.