Në Mitrovicë u mbajt dëgjimi i katërt publik rreth planifikimin të buxhetit 2017-2019

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, u mbajt dëgjimi i katërt buxhetor publik, ku u diskutua rreth planifikimit të buxhetit komunal për vitet 2017-2019, në fushën e Shëndetësisë dhe të Mirëqenies sociale.

Në këtë debat morën pjesë drejtori i Shëndetësisë, Muhedin Osmani, përfaqësues nga Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie sociale, përfaqësues nga personeli mjekësor i shëndetësisë primare, OJQ të ndryshme dhe shumë qytetarë.

Dëgjimin e sotëm e hapi drejtori i Financave, Nysret Maxhera, i cili fillimisht ka falënderuar të pranishmit për interesimin dhe pjesëmarrjen  e tyre në një numër  kaq të madhe. “Qytetarët përmes sugjerimeve të tyre na ndihmojmë për të bërë një buxhet më të mirë që është në interes të përbashkët” shtoi Maxhera. Ai gjithashtu kërkoi nga të pranishmit ti paraqesin kërkesat dhe nevojat e tyre përkatësisht komunitetit për projekte dhe për çështje tjera me rëndësi dhe interes për lokalitetin ku ata jetojnë dhe punojnë.

Zyrtari i lartë i financave, Adem Fazliu, e njoftoi personelin mjekësorë të shëndetësisë primare me projeksionin e buxhetit komunal për vitin që vjen, për ndarjen e tij, përcaktimin në fushat kryesore dhe vështirësitë me të cilat përballet buxheti komunal në përmbushjen e kërkesave dhe nevojave.

Në këtë takim u diskutua kryesisht për identifikimin e kërkesave të shëndetësisë primare dhe mirëqenies sociale për projekte dhe subvencione për planifikimin e buxhetit 2017.

Ishte mendim i përbashkët se planifikimi i buxhetit për Drejtorinë e Shëndetësisë  nuk është i kënaqshëm sepse me një buxhet të tillë nuk mund të realizohen shumë projekte në shëndetësi.

Shumica e kërkesave dhe sugjerimeve të të pranishmëve, kishin të bënin me rinovimin e objekteve shëndetësore, mirëmbajtjen e tyre, furnizimi me pajisje mjekësore për mjekësin familjare, vazhdimi i financimit të CARITAS-it për punëtorët shëndetësor, pastaj kërkesa nga organizatat qeveritare për subvencionim, ngritja e një pllake ku do të vendosen emrat e personave të pagjetur e shumë të tjera.

Ky ka qenë dëgjimi i katërt për planifikimin e buxhetit, ndërsa Komuna do të zhvillojë edhe dëgjime të tjera publike në ditët në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …