Drama në Institutin Albanologjik të Prishtinës ka marrë përmasa shqetësuese që nga hyrja e masave të dhunshme në këtë institucion.
Thyerja e zyrës së Akademik Rexhep Qoses dhe e disa punonjësve të tjerë shkencorë, madje ndalesa për të hyrë në këtë institucion, si persona non grata, janë akte që i njohin vetëm regjimet fashiste e totalitare.
Thyerja e dhunshme e studios dhe e arkivit të punës shkencore është më tepër se krim, që duhet t’i nënshtrohet procedurës penale.
Ky është krim ordiner mbi lirinë e krijimtarisë dhe cenim i rëndë i dinjitetit intelektual dhe integritetit moral të shkencëtarit!
Dramën në Institutin Albanologjik të Prishtinës e ka shkaktuar Ministria e Arsimit dhe e Teknologjisë, duke vënë drejtorin e dhunshëm dhe duke ndryshuar dhunshëm statutin e Institutit.
Kjo është teknologji e dhunës sllave.
Kjo të përkujton mbylljen e Institutit më 8 mars 1994, kur policia serbe kishte vënë drynin e ndryshkur në portën e xhamtë të Institutit.
Ç’kërkon tash policia në institutin shkencor? Ta ruajë drejtorin e dhunshëm, që di vetëm të përkufizojë hapësirën dhe të thyejë porta!
Ky është një akt i lig, që fyen gjithë shkencën e kulturën shqiptare.
Para një akti të tillë vandal do të hezitonin edhe pushtuesit dhe juntat ushtarake. Këtë akt kaq primitiv s’kanë mundur ta bëjnë as oponentët më të përbetuar të Qoses. Mjerisht, tash e bëjnë kameleonët e klanit diktatorial.
Këto akte totalitare kanë zgjuar natyrshëm reagimin e opinionit shkencor e demokratik, por vandalizmi ka vazhduar edhe më tej.
Deri sot Qeveria e Kosovës ka heshtur përballë këtij vandalizmi politik, andaj edhe përgjegjësia më e madhe morale e politike bie mbi të.
Nëse Kryeministri nuk mund ta shkarkojë ministrin e Arsimit për skandalet e këtilla, atëherë ai vetë meriton të japë dorëheqje.
Gjejeni diku në botë ndonjë jurist ministër të arsimit e shkencës?
Nuk lejohet që polpotistët të luajnë me dinjitetin e integritetin e institucioneve shkencore. Vetëm mediokrit që nuk marrin erë nga shkenca, mund të bëjnë skandale të këtilla. Vetëm ata që nuk kanë lexuar asnjë vepër të Qoses, mund të kenë një konsideratë kaq të ulët ndaj tij.
A nuk merituaka në pleqëri një studio të punës Njeriu që ka shkrirë tërë jetën në veprat shkencore e artistike?
Mjerisht, fatin e këtillë e kanë pësuar gjenitë gjatë historisë, sepse nuk kanë mundur t’i kuptojnë shoqëritë e tyre.
Rexhep Qosja sot është një monument kulturor, që do t’ia kishte lakmi çdo popull. A e meriton populli ynë këtë monument?!
Këtë nuk mund ta kuptojnë vetëm sharlatanët, mediokrit dhe analfabetët politikë. Ky terror psikologjik ndaj Akademik Qoses është një shenjë e keqe për shoqërinë tonë.
Ky është inkuizicion, akt fashist, që nuk guxon të ndodhë në shoqërinë demokratike.
Populli me këso pushtetarësh të dhunës vështirë do ta fitojë lirinë, madje edhe Pavarësinë.
Ky është një Turp i madh kombëtar. Të gjithë ata që heshtin para një akti të këtillë, solidarizohen me turpin dhe turpi i mbuloftë!
Reagimet e protestat do të vazhdojnë deri në rrëzimin e ministrit të arsimit dhe deri në largimin e Njeriut të Zi nga Instituti Albanologjik i Prishtinës.
Ky është cenim i rëndë i institucionit kombëtar.
Ky është terror politik!
Vepra kombëtare e Qoses akuzon për këtë diktaturë e vandalizëm. Kjo është më shumë se çmenduri politike.
Prandaj, ruhuni nga pushtetarët e uritur dhe analfabetë!