Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

 31 mars 1999, UÇK ftonte konsolidimin e Forcave Shqiptare dhe refuzonte propozimin e Serbisë për ndërprerjen e sulmeve nga NATO

Më 31 mars të vitit 1999, në deklaratën Politike të SHP të UÇK-së, ftoheshin forcat shqiptare të konsolidonin radhët rreth UÇK-së dhe të mos përçaheshin nga formacionet të së ashtuquajturës Qeveri e Bukoshit në mërgim, e cila kishte krijuar një forcë paralele të armatosur,  të quajtur FARK dhe  vepronte në bazat e luftës në Shqipëri. Shtabi u bënte thirrje të gjithë shqiptarëve të luftonin në emblemën dhe uniformën e UÇK-së, si e vetmja forcë çlirimtare e njohur edhe botërisht,  në Konferencën e Rambujesë. Më 31 mars 1999, kryetari amerikan Bill Klinton kishte hedhur poshtë propozimin e Serbisë së Milosheviqit, për ndërprerjen e sulmeve nga NATO-ja, pasi Serbia do të pranonte të hiqte nga  Kosova një pjesë të kontingjentit ushtarak. Klinton nuk kishte pranuar asnjë kusht të tillë. /Kalendari enciklopedik RKL-Tv Dielli./

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Një akt kriminal me elemente terroriste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fushatës së tij kishte deklaruar se qeveria e tij …