leoni

31 vite më parë në Kosovë me nismën e Anton Çettës filloi aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve

31 vite më parë në Kosovë me nismën e Anton Çettës filloi aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve

Më 2 shkurt 1990 me nismën e Anton Çettës  dhe disa  studentëve nisi në Kosovë aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve, që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit. Ky konsiderohet edhe si viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit dhe i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë. Pjesëmarrësit e këtij aksioni humanitar kanë deklaruar se Lëvizja për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë kishte për qëllim shërimin e plagës qindvjeçare të gjakmarrjes, dhënien fund të gjakmarrjes dhe bashkimin e popullit në rrugën për çlirim. Aktivistët e këtij aksioni kanë vlerësuar se aksioni aq sa ishte human ishte edhe atdhetar dhe politik si dhe tregoi një nivel të lartë të vetëdijes sonë kombëtare sepse arriti ta bashkoi popullin që lufta çlirimtare të na gjejë të bashkuar e pa plagët e vëllavrasjes.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …