Më 30 maj të vitit 1989 në Besianë ishte organizuar një demonstratë kundër regjimit serb, në të cilën u vra Ali Ajeti. Në atë ditë Kosovën po e vizitonin një grup diplomatësh nga Evropa dhe pikërisht në këtë ditë e ashtuquajtur “Çeta e Llapit” doli me uniforma ushtarake nëpër rrugët e Besianës. Në një përleshje të armatosur vritet Ali Ajeti ndërkaq plagosen disa tjerë. Ali Ajeti u lind në fshatin Sfeçël të komunës së Besianës dhe që nga viti 1984-1988 ishte në burg. Pas daljes nga burgu Ali Ajeti dhe disa tjerë vendosën të formojnë grupin që u quajt “Çeta e Llapit”.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …