Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka nënshkruar të premtën memorandumin e mirëkuptimit me “Teach For Kosova”, për të mbështetur zhvillimin e klubeve të “Aktivizmit qytetar” për nxënësit e SHML “Xhelal Hajda – Toni” dhe IAAP “Selajdin Muallaabazi – Mici”.
Ky memorandum ka për qëllim të inkurajoj pjesëmarrjen aktive të nxënësve në shkolla, duke u dhënë mundësi të angazhohen në aktivitete qytetare dhe të zhvillojnë aftësi kritike për të ardhmen e tyre.
Ky partneritet do të ndihmojë gjithashtu në përmirësimin e arsimit parauniversitar dhe kjo marrëveshje forcon angazhimin e komunës për të ngritur cilësinë e arsimit në Rahovec.