Ministri Maqedonci thotë se 246 raketat “Javelin” do t’i kemi në kohën e duhur

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se raketat antitank “Javelin” do të jenë në invertarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kohën e duhur.

Në konferencë për shtyp pas mbledhjes së Qeverisë të mërkurën, ministri Maqedonci ka thënë se deri në fund të vitit pritet të kryhet edhe pagesat e këstit të dytë

“Sa i përket raketave “Javelin”, Ministria është duke vazhduar me procedurat e prokurimit. Në mars të këtij viti kemi ekzekutuar këstin e parë, ndërsa deri në fund të vitit do të ekzekutojmë edhe këstin e dytë. Jemi në rrugën e duhur ta kemi këtë sistem në kohën e duhur”, ka thënë ai.

Më 11 janar Departamenti Amerikan i Shtetit pranoi shitjen për Kosovën të 246 raketave “Javelin” në vlerë rreth 75 milionë dollarë. Kërkesa i ishte dërguar Kongresit Amerikan, i cili miratoi blerjen në shkurt të këtij viti.

Departamenti Amerikan i Shtetit pati deklaruar se shitja e armëve në Kosovë mbështet qëllimet e politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare të ShBA-së.

Ngritja e kapaciteteve mbrojtëse bëhet në kuadër të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.

Kontrolloni gjithashtu

QKA “Anamorava”, fituese e pesë çmimeve në Festivalin folklorik “Komorani 2024”

Qendra Kulturore Artistike “Anamorava”, është fituese e pesë çmimeve në Festivalin folklorik “Komorani 2024”. Me …