Me 28 shtator komuna e Ferizajt shënon Ditën e Dëshmorëve dhe 26 vjetorin e Epopesë së Jezercit

Në nder të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së – përkatësisht përvjetorit të 26-të të “Epopesë së Jezercit”, në nderim të bashkëluftëtarëve e Dëshmorëve të rënë në këtë betejë: Gursel e Bajram Sylejmani, Kemajl Hetemi, Sejdi Sejdiu, Sali Baliu, Lulzim Guta, Arsim Zeqiri, Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu, si dhe në nder të të gjithë Dëshmorëve të UÇK-së të komunës sonë, Komuna e Ferizajt dhe Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ju fton që të merrni pjesë në aktivitetet e organizuara ditën e shtunë me datë 28.09.2024.

Ora 10:00 – Homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj

Ora 11:00 – Akademia përkujtimore – Teatri “Adriana”

Ora 13:00 – Ndarja e Mirënjohjeve për veteranët postmortum – Galeria e arteve

Ora 15:00 – Aktivitet letrar “Ora e Astritit” – Galeria e arteve.

Të dielën me 29 shtator

Ecje malore në Jezerc – të ftuar e gjithë rinia (takimi 07:00 në parkingun e Village)

Ardhja juaj nderon gjakun, veprën dhe sakrificën e Dëshmorëve për Liri.

Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorëve të Kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Në Rahovec u mbajt mbledhja e Komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuara

Në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, nën udhëheqjen …