Partia Vetëvendosje shpreson për heqje të sanksioneve nga BE-ja dhe Amerika, opozita akuzon qeverinë për humbje projektesh

Kosova vazhdon të jetë nën sanksione  nga Bashkimi Evropian, qysh në  vitin e kaluar. Vetëvendosja  shpreson  se këto masa do të hiqen, duke theksuar se të gjitha kërkesat e BE-së janë plotësuar. Opozita akuzon Qeverinë se, për shkak të mos-koordinimit, vendi ka humbur projekte në vlerë mbi 290 milionë euro. Kosova u sanksionua me disa masa nga BE-ja për shkak të tensioneve në veri të vendit, të cilat u shkaktuan nga zgjedhja e kryetarëve shqiptarë atje. Prej atëherë, masat janë ende në fuqi dhe po vlerësohet se kanë shkaktuar dëme të mëdha. Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi, thekson se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë kanë rezultuar në pezullimin e projekteve të rëndësishme për vendin. Ajo shprehet e shqetësuar për ndikimin e këtyre masave në procesin e integrimit evropian të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare, veçanërisht në Procesin e Berlinit.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj akuzon Kurtin për fyerje të inteligjencës së qytetarëve, pas pretendimeve për rritje ekonomike prej 3.9%

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,  ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti …