leoni

32 vite më parë, më 1 maj 1990, u mbajt Kuvendi madhështorë i pajtimit te “VERRAT E LLUKËS” në Llukë të Epërme

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj përmes një postimi të tij në facebook ka kujtuar 32 vjetorin e Pajtimit të gjaqeve te Verrat e Llukës. Ai ndër të tjera ka thënë: 32 vite më parë, më 1 maj 1990, u mbajt Kuvendi madhështorë i pajtimit te “VERRAT E LLUKËS” në Llukë të Epërme! Ky kuvend, i cili ishte vazhdimësi e disa kuvendeve të mëparshme historike të organizuara pikërisht në këtë vend, por kësaj radhe me praninë e mbi gjysmë milioni shqiptarë nga gjitha trojet etnike, jo që do mbetet në histori si kuvendi më i madh në historinë tonë kombëtare, por ishte edhe pikë kthese e bashkimit dhe unifikimit të shqiptarëve në luftën për liri e pavarësi! Sot, kujtojmë me respekt gjithë protagonistët e këtij kuvendi dhe kësaj lëvizje gjithëkombëtare, të filluar nga rinia studentore e kohës në Lumbardh të Deçanit, për të vazhduar në gjithë territorin e Kosovës, më në krye atdhetarët dhe veprimtarët e mëdhenj prof. Anton Çeta, prof. Zekria Cana, kler fetarë, intelektual, atdhetar e veprimtarë tjerë, e që kulmoj në tubimin më të madh që mbanë mend historia shqiptare dhe më gjerë, më 1 maj 1990 tek “VERRAT E LLUKES” në Llukë të Epërme! Sot, nderojmë me respektin më të lartë, gjitha familjet që shtrinë dorën e pajtimit, duke lënë anash ngatërresat, gjakmarrjen e vëlla vrasjen, dhe u bënë bashkë dhe bashkë u vunë në ballë të luftës për liri, e cila u kurorëzua me luftën e lavdishme të UÇK-së, që pasoj me lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë! Kjo datë dhe kjo ngjarje, na bënë krenar me historinë dhe lavdinë e vendit tonë, të komunës sonë, të bashkëvendëseve tonë dhe akoma më shumë, na bënë krenar me madhështinë e shpirtit dhe zemrës së Kombit tonë. Nderim dhe respekt i përjetshëm për lëvizjen gjithëpopullore të pajtimit të gjaqeve dhe Kuvendit historik të “VERRAVE TË LLUKËS”, ka shkruar në postimin e tij kryetari Ramosaj!

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …