Latifi: Jemi të angazhuar që të punojmë së bashku për të vazhduar përkrahjen me bursa, duke e rritur numrin e tyre për të rinjtë tanë

Sot, në një takim të frytshëm, të sinqertë e krejt të hapur me të rinjtë e komunës së Rahovecit, i organizuar nga Shoqata “Kosova” në kuadër të projektit me Drejtorinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Rahovec, kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi pati mundësinë të diskutoj për shqetësimet, nevojat, sfidat dhe për të ardhmen e tyre.

Në këtë takim, sipas kryetarit Latifi u theksua rëndësia e rritjes së mbështetjes për të rinjtë. Po ashtu, të rinjtë shprehën kërkesa dhe ide për projekte të reja që do të ndihmojnë në përmirësimin e jetës në Rahovec.

Komuna jonë po kultivon një partnerit të shkëlqyer me Shoqatën KOSOVA, në shumë projekte dhe në aktivitete për të rinjtë.

Komuna jonë vazhdon të mirëpresë të rinjtë vullnetarë të shkollave të mesme të larta që ndjekin praktikë në komunë, performancën e tyre në plot aktivitete me grupe vullnetare, si: grupin juridik, grupin për teatër, grupin për arte, grupin për muzikë, ku ata po shprehin talentet e tyre, duke i dhënë shije dhe kuptim komunitetit gjithandej komunës sonë.

Ne, jemi të angazhuar tha Latifi që të punojmë së bashku për të vazhduar përkrahjen me bursa, duke e rritur numrin e tyre, për të mbështetur kërkesat e tyre të drejta e për të plotësuar sa më shumë ide kreative e inovative, për një të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë.

U ndava me përshtypjet më të mira me të rinjtë, për vullnetin që pashë dhe me aktivizmin vullnetar të tyre. Në fund kryetari Latifi shprehu falënderime për z. Shkumbin Arifi, drejtor dhe znj. Vjollca Gurgule, zëvendësdrejtoreshë në SHL-Kosova , për punën e jashtëzakonshme dhe për angazhimin e tyre për fuqizimin e rinisë.

Kontrolloni gjithashtu

Të shtunën në Rahovec shënohet Dita e Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi”

Në kuadër të shënimit të ditës së Bibliotekës Komunale Sulejman Krasniqi dhe 87 vjetorit të …