Sot, në ngjarjen e fundvitit në Stacionin Policor në Rahovec, nën organizimin e komandantit të këtij stacioni, Kapitenit Fazli Morina, drejtorit rajonal të policisë, Kolonelit Lumni Graishta, e në prani të zyrtarëve e eprorëve të Policisë së Kosovës, mes nesh edhe përfaqësues nga prokuroria e gjykatat, përfaqësues të klerit fetar, OJQ dhe pronarë të bizneseve të ndryshme, shpreha falënderim të përzemërt për shërbimin dhe sigurinë që na ofron ky institucion.
Pranova mirënjohje për bashkëpunimin.
Me këtë rast, i urova për shëndet dhe suksese të vazhdueshme!
Faleminderit, Policia e Kosovës! ka shkruar në faqen e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.
%