Nga 1 Janari i këtij viti ka hyrë në fuqi sistemi i unifikuar i transportit publik urban në Komunën e Prishtinës, me bileta të integruara ditore, javore dhe mujore për të gjitha linjat!
Sipas marrëveshjes të kryetarit Rama me të gjithë operatorët privat të transportit publik të arritur në tetor të vitit të kaluar, nga 1 Janari 2025 edhe operatorët privatë do të operojnë sipas të njëjtave kushte si Trafiku Urban.
Çmimet e biletave:
• 0.50€ për një udhëtim të vetëm.
• 0.80€ për biletën ditore (e vlefshme për të gjitha linjat).
• 4€ për biletën javore.
• 12€ për biletën mujore për studentë.
• 13,50€ për biletën mujore për qytetarë.
Kush përfiton udhëtime falas?
Kategoritë e liruara nga pagesa për të gjitha linjat janë:
• Pensionistët
• Policia
• Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)
• Veteranët e UÇK-së
• Zjarrfikësit
• Personat me aftësi të kufizuara
• Nxënësit e shkollave fillore
Me këtë reformë Komuna e Prishtinës po e fillon vitin si gjithmonë në shërbim të qytetarëve.