33 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi gjithëkombëtarë i pajtimit të gjaqeve te “VERRAT E LLUKËS”. Kuvend ky i cili grumbulloj mbi gjysëm milion shqiptarë, për të përcjellë mesazhin e fuqishëm të bashkimit, unifikimit dhe besatimit të shqiptarëve në rrugën e lirisë, që kulmoj me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Sot në këtë 33 vjetor, kujtojmë dhe nderojmë me respekt gjithë ata burra e gra, djem e vajza, intelektual e patriot, studentët e asaj kohe, klerët fetarë, profesorët e atdhetarët tjerë, të prirë nga burri i urtë, i mençur, prof. Anton Çeta, bashkë me prof. Zekria Cana e veprimtarë të tjerë, që i prinë kësaj lëvizje mbarëkombëtare të pajtimit të popollit tonë. Ky kuvend, i cili ishte vazhdimësi e shumë kuvendeve të mbajtura tek Verrat e Llukës në fund të shekullit IXX dhe gjatë shekullit XX, mbetët si njëra nga ngjarjet më të rëndësishme dhe më të lavdishme të historisë së kombit tonë!