Kompleksi Adem Jashari

33 vjet më parë, regjimi serb i Millosheviqit kishte sulmuar familjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, në Prekaz

U bënë 33 vjet nga sulmi i parë i forcave të regjimit serb të Millosheviqit kundër familjes së komandantit legjendar,  Adem Jashari në Prekaz. 33 vjet më parë, forca të shumta policore dhe ushtarake serbe, të regjimit serb të Millosheviqit, kishin ndërmarrë  një sulm të armatosur kundër familjes Jashari në Prekaz, por pas një rezistence të fuqishme të burrave trima  kësaj familjeje heroike, ata u detyruan të tërhiqen. Sulmin e dytë forcat paramilitare serbe e kryen më 22 janar, 1998. Atë ditë forcat serbe sulmuan familjen Jashari, por edhe kësaj beteje, fëmijët dhe gratë e familjes Jashari i rezistuan. Megjithatë, në këtë betejë që zgjati afër 30 minuta, të plagosura mbeten Iliriana, bija e Rifat Jasharit dhe Selvetja, bija  e Hamzë Jasharit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …