340 punëtorë të Telekomit të Kosovës pranuan ofertën e Qeverisë për pensionim të parakohshëm ose "largim vullnetar" nga puna(!)

340 punëtorë të Telekomit të Kosovës pranuan ofertën e Qeverisë për pensionim të parakohshëm ose “largim vullnetar” nga puna(!)

Bëhet e ditur zyrtarisht se 340 punëtorë aktualë  të Telekomit të Kosovës kanë pranuar deri tani ofertën e Qeverisë për pensionim të parakohshëm ose largim vullnetar nga puna,  si një strategji për ta zbutur krizën financiare me të cilën po përballet kjo ndërmarrje publike tash e disa vjet. Këto shifra pritet të rriten, pasi menaxhmenti në Telekom ka vendosur që ta shtyjë afatin deri më 10 maj për ata punëtorë që duan të përfitojnë nga kjo ofertë. Kjo shtyrje ka ardhur me kërkesë të punëtorëve, të cilët nuk janë të vendosur akoma nëse duan ta pranojnë ofertën për pensionim të parakohshëm ose largim vullnetar nga puna. Mjetet financiare për punëtorët që do ta pranojnë njërën nga ofertat pritet të mbulohen nga Qeveria e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …