leoni

Gjykata

36 policët e arrestuar që dyshohen për keqpërdorim të detyrës, nxirren para Gjykatës Themelore në Vushtrri

Tridhjetegjashtë policët e arrestuar një ditë më parë të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do të dalin sot para Gjykatës Themelore në Vushtrri. Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, avokati i njërit prej të dyshuarve, Musa Damati. Ai ka thënë se do të mbahet  seanca dëgjimore në lidhje me caktimin e masës së paraburgimit të 36 oficerëve të policisë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Seanca pritet të jetë shumë e gjatë, ndërkohë që të arrestuarit janë dërguar në Gjykatën Themelore nën masa të larta sigurie.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …