36 vjet më parë, më 11 prill të vitit 1985 u nda nga jeta Enver Hoxha, udhëheqësi komunist i Shqipërisë

36 vjet më parë, më 11 prill të vitit 1985 u nda nga jeta Enver Hoxha, udhëheqësi komunist i Shqipërisë

36 vjet më parë, më 11 prill të vitit 1985  u nda nga jeta, Enver Hoxha, udhëheqësi i madh e i lavdishëm i Partisë Komuniste Shqiptare, më vonë i Partisë së Punë së Shqipërisë  dhe i popullit shqiptar. Themeluesi dhe organizatori i Partisë Komuniste të Shqipërisë (më vonë Parti e Punës së Shqipërisë). Prijës legjendar, organizator e strateg i Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare e i Revolucionit popullor. Themelues e Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të RPS të Shqipërisë. Krijues e drejtues i pushtetit popullorë, burrë shteti i shquar dhe arkitekt i Shqipërisë Socialiste. Personalitet i shquar i revolucionit ndërkombëtar dhe i luftës çlirimtare të popujve të shtypur. Figura më e madhe historike e kombit shqiptar, i cili tërë jetën ia kushtoi atdheut e popullit shqiptar. Dy herë Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste.

Me rënin e regjimit komunist në Shqipëri, në vitin 1990 ashtu sikur në shumicën e vendeve të Bllokut komunist-socialist dhe kthimit në pushtet të ish klasave të shtypura, filloi edhe lufta kundër komunizmit, e cila mori përmasa të ndarjes dhe përçarjes së madhe në mesin e kombit. Enver Hoxha dhe regjimi i tij u vu në shënjestër në radhë të parë nga një staf i bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, të cilët në përpjekje për të “larë” fajet e veta shpallën Enver Hoxhën dhe familjen e tij fajtore për krejt çka kishte ndodhur gjatë kohës së regjimit komunist.

Rrethanat kaotike dhe anarkike, nëpër të cilat ka kaluar Shqipëria  gjatë 30 viteve të  kaluara, kanë bërë që një pjesë e madhe e popullit dhe e rinisë atdhedashëse ta rivlerësojë me realizëm epokën e Evner Hoxhës me të mirat e të arriturat por edhe me gabimet e të metat, nga të cilat nuk kursehet asnjë regjim, pavarësisht sesi quhet. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …