37-vjet më parë, ishte zhvilluar demonstrata masive e studentëve të Universitetit të Prishtinës

37-vjet më parë, në Prishtinë, ishte zhvilluar një demonstratë popullore në krye me studentët e Universitetit të Prishtinës me kërkesë për themelimin e Republikës së Kosovës. Po atë ditë në qendër të Prishtinës, Komiteti Krahinor i Kosovës organizonte parakalimin e Stafetës së Titos, një manifestim gjithë jugosllav me moton: “Edhe pas Titos-Tito”, që simbolizonte unitetin e bashkim vëllazërimit e të patriotizmit jugosllav. Studentët qysh në mëngjes kishin dalë për të manifestuar kundërshtimet e tyre para barakave të Konviktit, me ç’ rast ishin përleshur me policinë, në përpjekje për të depërtuar në Qendrën e Prishtinës dhe me qëllim për ta penguar parakalimin e stafetës. Në orët e pas ditës, policia speciale jugosllave si dhe policët shqiptarë besnikë të bashkim vëllazërimit kishin sulmuar studentët, punëtorët nxënësit dhe të gjithë qytetarët që kishin marrë pjesë në protestën,  e cila ishte zgjeruar në tëra rrugët e sheshet e kryeqytetit. Sulmin më të ashpër dhe më brutal Njësitë Speciale të Beogradit e kishin ndërmarrë në konvikte duke i ndjekur studentët, duke i rrahur, madje disa edhe duke i përplasur nga dritaret.  Ishin rrahur brutalisht dhe ishin  arrestuar qindra studentë e pjesëmarrës në protestat e asaj dite…

Me rastin e përvjetorit të 37-të të demonstratave studentore të vitit 1981, Universiteti Publik i Gjilanit “Kadri Zeka”organizon manifestim më 26 Mars 2018, Në aktivitetet në përkujtim të kësaj date me rëndësi të historisë sonë do të flasin:  Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, dr. Bajram Kosumi, ish pjesëmarrës në protestat e 26 marsit dhe i burgosur politik, pastaj Hydajet Hyseni, veprimtar dhe ish i burgosur politik. Po kështu me këtë rast do të përurohet edhe libri i autorit, Gani Sylaj  “Ilegal i viteve shtatëdhjetë” po ashtu i burgosur politik i viteve ‘70 dhe ‘80 të shekullit të kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …