39-vjet më parë, më 13 maj të vitit 1981, në fshatin Prekaz të Drenicës, të rrethuar nga njësitë speciale të Jugosllavisë, pas një luftë krejtësisht të pabarabartë, kanë rënë në altarin e lirisë, Tahir Nebih Meha dhe babai i tij, Nebih Emin Meha. Atë ditë forcat e Milicisë së Jugosllavisë, të cilat mbanin në rrethim të hekurt tërë Kosovën meqë kishte kulmuar kryengritja e marsit dhe e prillit të atij viti, me kërkesë për krijimin e Republikës së Kosovës, milicia serbe ishte kthyer në Drenicë me qëllim për të shënuar edhe një “fitore”. 13 Maji shënonte ditën e Milicisë së Jugosllavisë dhe pikërisht ajo ditë ishte zgjedhur me qëllim për të shënuar edhe një fitore më tepër kundër shqiptarëve të Kosovës, kundër sikur thuhej nacionalistëve dhe irredentistëve shqiptarë. Gjatë luftimeve që kishin zgjatur 17 orë, sipas komunikatës zyrtare ishin vrarë 5 ushtarë jugosllavë dhe ishin plagosur dhjetëra të tjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …