4 korriku, është ditë feste jo vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët

Çdo vit Shtetet e Bashkuara të Amerikës në datën 4 korrik festojnë Ditën e Pavarësisë, ku përkujtojnë Deklaratën e Pavarësisë të firmosur më 4 korrik 1787. Shtete e Bashkuara janë aleati strategjik i Shqipërisë që vitet e fundit e kanë forcuar edhe më shumë marrëdhënien me Shqipërinë dhe shqiptarët. Falë mbështetjes amerikane, Shqipëria drejtoi Këshillin e Sigurimit dhe është anëtare e përkohshme për dy vite e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Rreth një vit më parë në Shqipëri u zhvillua një stërvitje e NATO-s nga më të mëdhatë në vitet e fundit, ku mijëra trupa amerikane erdhën në tokën shqiptare për të treguar forcën e aleancës më të madhe ushtarake në botë. Amerikanët kanë qenë prezent edhe në zhvillimet politike të viteve të fundit, duke na dhënë mbështetje të pakushtëzuar, rezultati, Shqipëria dhe shqiptarët dekadat e fundit janë bërë faktor i rëndësishëm në Ballkan.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …