40 mijë euro për pajisje me inventar të dhomave shkollore për nxënësit parafillorë

Në shkollën fillore të mesme të ulët “Motrat Qiriazi” në Klinë, është organizuar ceremoni falënderimi për organizatën Caritas nga Zvicra, e cila ka ndihmuar në realizimin e projektit të përbashkët me Komunën e Klinës për pajisje me inventar të dhomave shkollore për nxënësit parafillorë në 15 shkolla të kësaj komune. Projekti ka kushtuar 40 mijë euro dhe përfshinë ndihmë në inventar dhe ndihmë profesionale për mësuesit parafillorë. Gjitha dhomat mësimore janë furnizuar më inventar të nevojshëm, gjë që do të ndikojë dukshëm në rritjen e cilësisë së mësimit. Në ceremoninë e rastit, kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka falënderuar përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran për këtë mbështetje dhe ka thënë se ky projekt do të ndikojë në ngritjen e kapaciteteve për nxënësit parafillorë dhe avancimin e mësimdhënies. “Investimi në arsimin parafillorë ndikon drejtpërdrejt në të gjitha etapat e më pastajme të shkollimit në formimin e personalitetit të fëmijëve”, ka thënë Bashota. Klina ka bërë mjaft shumë në rritjen e hapësirave shkollore me hapjen e paraleleve për parafillorë gati në të gjitha shkollat e kësaj komune. 70 % të fëmijëve që hyjnë në klasë të parë kanë ndjekur mësimet si parafilloristë, ndërkohë është paraparë që kjo shkallë të rritet në nivelin 100 %. Kryetari Bashota në shenjë falënderimi i ka dhuruar përfaqësuesit të Caritas-it zviceran,  Kreshnik Basha, plaketë falënderimi për kontributin e dhënë në pajisjen e të gjitha dhomave mësimore për parafillorë me komplet pajisje në 15 shkolla të Komunës së Klinës. Basha, ka lavdëruar Komunën e Klinës për bashkëpunimin e treguar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …