leoni

40 vjet më parë në Prekaz në luftë me policinë serbe kanë rënë heroikisht, Tahir Meha dhe Nebih Meha

40 vjet më parë në Prekaz në luftë me policinë serbe kanë rënë heroikisht, Tahir Meha dhe Nebih Meha

40-vjet më parë, më 13 maj të vitit 1981, në fshatin Prekaz  të Drenicës, të rrethuar nga njësitë speciale të Jugosllavisë, pas një luftë krejtësisht të pabarabartë, kanë rënë në altarin e lirisë,  Tahir Nebih Meha dhe babai i tij, Nebih Emin Meha. Atë ditë forcat e Milicisë së Jugosllavisë, të cilat mbanin në rrethim të hekurt tërë Kosovën meqë  kishte kulmuar kryengritja e marsit dhe e prillit të atij viti, me kërkesë për krijimin e Republikës së Kosovës, milicia serbe ishte  kthyer në Drenicë me qëllim për të shënuar edhe një “fitore”. 13 Maji shënonte ditën e Milicisë së Jugosllavisë dhe pikërisht ajo ditë ishte zgjedhur me qëllim për të shënuar edhe një fitore më tepër kundër shqiptarëve të Kosovës, kundër sikur thuhej nacionalistëve dhe irredentistëve shqiptarë. Gjatë luftimeve që kishin zgjatur 17 orë, sipas komunikatës zyrtare ishin vrarë 5 ushtarë jugosllavë dhe ishin plagosur dhjetëra të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …