Punë intensive në rrugët e lagjeve të Klladërnicës

Të martën kanë filluar punimet në rrugën e Tushilës, rrugë kjo që lidhë këtë fshat me rrugën magjistrale Skenderaj-Klinë.

Nënkryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu dhe Drejtori i Urbanizmit Driton Mula,j kanë qëndruar në Tushilë për të parë fillimin e punimeve në këtë rrugë, si dhe për t’i uruar banorët me këtë rast.

Në këtë fshat vite më parë është asfaltuara rruga tjetër e fshatit, mirëpo për shkak të konfiguracionit të terrenit gjysma e fshatit nuk ka mundur të lidhet me këtë rrugë.

Tushila është ndër fshatrat më të bukura malore të Skenderajt dhe gjatë luftës ka qenë vendstrehim i mijëra qytetarëve të Drenicës. Jeta në këtë fshat po përmirësohet çdo ditë falë investimeve në infrastrukturë që po bënë Komuna e Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …