Anëtari i Parlamentit Evropian, Andrey Kovatchev, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se të martën ai bashkë me 41 anëtarë të Parlamentit Evropian, ka nënshkruar dy letra adresuar presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Holantes, Mark Rutte, me kërkesën që Kosovës t’i hiqen vizat deri në fund të vitit 2020. Ai gjithashtu kujtoi se kanë kaluar tashmë dy vjet që kur Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave. Tutje, Kovatchev tha se vetëm kështu, Evropa mund të bëhet ndërmjetësuese e drejtë në cështjen e dialogut Kosovë – Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …