446 maturant malishevas i nënshtrohen testit të maturës

Sikur në tërë vendin, edhe në Malishevë, të shtunën, 446 maturantë,  të cilët nuk kanë arritur të kalojnë pragun e kalueshmërisë, ju nënshtruan testit të maturës në pjesën e parë në afatin e Gushtit. Kështu ka bërë të ditur, Drejtoria Komunale për Arsim dhe Edukim.

Testi i Maturës në këtë afat është mbajtur në gjashtë qendra të testit, tri prej tyre në Qendrën e Kompetencës “ Kujtim Krasniqi” në Malishevë, dy në Gjimnazin “ Hamdi Berisha”në Malishevë,  dhe një në Shkollën e Mesme Profesionale “ Lasgush Poradeci” në Kijevë.

Testi i Maturës, është monitoruar nga autoritetet e  MASHT-it dhe nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Malishevë, ku janë angazhuar 30 administrues e komisionerë  të autorizuar nga MASHT-i. Pjesa e dytë do të mbahet me 3 shtator.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …