Mbledhjen e radhës të KPF-së në Skenderaj e udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të komunës Ismet Salihu, në të cilën u diskutuan dy çështje kryesore; Plani i punës i Kuvendit për vitin 2017 dhe Plani vjetor i Ekzekutivit për vitin 2017.
Anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa diskutuan dhe i rekomanduan Kuvendit Planin e punës për vitin 2017.
Planin e punës së Ekzekutivit për vitin 2017 e prezantoi nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura. Ai theksoi se Plani është punë e përbashkët e të gjithë drejtorëve dhe paraqet objektivat e Komunës për vitin 2017, në harmoni me buxhetin e miratuar për vitin 2017.Nura tha se Plani i punës për vitin 2017 është i fokusuar në projekte të rëndësishme dhe aktivitetet sektoriale të realizueshme.
Anëtarët e KPF-së diskutua për Planin vjetor të Ekzekutivit dhe të njëjtin ia rekomanduan Kuvendit komunal për seancën e radhës.
Në mbledhjen e KPF-së përveç anëtarëve të tij, morën pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale të Skenderajt dhe përfaqësuesi i OSBE-së.