Kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar për “Radion Evropa e Lirë” se takimi i sotëm në Bruksel është i një formati të veçantë, si rrjedhojë e proceseve dhe ngjarjeve të fundit. “Presim që ky takim të jetë fillim i fazës përfundimtare të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë takim të nivelit të lartë, ku do të marrim pjesë së bashku me presidentin e Republikës, do të prezantojmë qëndrimet e institucioneve të shtetit tonë”, ka thënë kryeministri. Mustafa theksoi se kohëve të fundit ka pasur veprime sistematike të Serbisë për të destabilizuar gjendjen në Kosovë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo edhe përmes strukturave të tyre paralele. Sipas tij, Kosova është e përcaktuar për paqe, për siguri e fqinjësi të mirë me të gjitha vendet. Po ashtu, jemi shumë të vendosur që të mos lejojmë ndërhyrje të askujt në punët e brendshme të Kosovës dhe të parandalojmë dhe evitojmë çdo provokim i cili ka për synim destabilizimin e situatës në vendin tonë”, ka theksuar ai. Në vijim, Mustafa ka folur edhe për formatin e ardhshëm të bisedimeve. “Takimi si i tillë nuk mendoj se e përcakton formatin e ardhshëm të dialogut. Para së gjithash ne duhet t’i sqarojmë temat dhe çështjet për të cilat ka nevojë të dialogohen në të ardhmen”, ka thënë Mustafa. “Ndërkaq, sa i përket vet dialogut, konsideroj që dialogu është përcaktim i yni strategjik dhe pa marrë parasysh se kush është apo kush do të jetë në krye të qeverisë në të ardhmen, ne nuk kemi alternativë tjetër të zgjidhjes së problemeve, përpos dialogut dhe rrugës evropiane të cilën e kemi zgjedhur”. Krejt në fund, Mustafa ka deklaruar se kjo është koha “të nis faza përfundimtare e dialogut evropian ndërmjet dy shteteve e cila domosdo duhet të përfundojnë me normalizimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …