49,315 euro shpërblim për performancë të mirë të komunës së Hanit të Elezit

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal së bashku me projektin DEMOS kanë përmbyllur procesin e vlerësimit për Grantin e Performancës Komunale (GPK) për vitin 2020 që bashkëfinancohet nga Zyra Zvicerrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedia dhe Norvegjia. Nga ky proces janë kualifikuar 23 komuna dhe janë diskualifikuar 15 komuna. Në njoftimin të cilin e ka pranuar Kryetari i Komunë Rufki Suma thuhet se, në emër të Komisionit të Grantit të Performancës Komunale ju njoftoj se Komuna e Hanit të Elezit ka fituar grantin në vlerën 49,315 euro. Sipas njoftimit, granti mund të përdoret për investime kapitale në çfarëdo fushe prioritare në përputhje me kompetencat dhe planet e komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …