Me rastin e 20-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Republikës së Kosovës nën patronatin e Kryeministrit, Ramush Haradinaj më 5, 6 dhe 7 Mars 2018, organizon manifestimin gjithë-popullor ,,Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’’. Në kuadër të manifestimit të përgjithshëm, për “Epopenë e UÇK-së” në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë, FSK-ka, organizon ceremoninë për manifestimin e “Epopesë së UÇK-së”. Në orën 11:00, në pistën e kazermës “Adem Jashari”, do të fillojë manifestimi me rreshtimin e kuadrateve të FSK-së. Të pranishëm do të jenë udhëheqja më e lartë shtetërore, përfaqësues të institucioneve, Familja Jasharaj, veteranë të UÇK-së, mysafirë të lartë, qytetarë liridashës nga Kosova dhe të gjitha trojet etnike shqiptare.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …