5 cent më lirë litri i derivateve të naftës për bujqit ferizajas

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, Burim Bajrami ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e HIB Petrol – Astrit Sahiti, me të cilin ka diskutuar lidhur me mundësinë që kjo kompani të ofroj lehtësira, gjegjësisht çmim më të lirë për litër në derivatet e naftës për bujqit ferizajas. Përfaqësuesi i HIB Petrol, Astrit Sahiti konfirmoi se kjo kompani është e gatshme të ofroj lehtësira me qëllim të ndihmoj bujqit ferizajas. Në anën tjetër, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami u shpreh se një marrëveshje e tillë po ndodh për herë të parë në Komunën e Ferizajt dhe se kjo lehtësirë do të fuqizoj bujqit vendas. Kjo iniciativë është ndërmarr pas kërkesave dhe ankesave të bujqve ferizajas për koston e shpenzimeve të tyre. Ditëve në vijim do të lansohet edhe ky projekt, i cili do t’i mundësoj të gjithë bujqve që përmes NIF-it (numri identifikues i fermerit) të furnizohen me derivate të naftës 5 cent më lirë në litër sesa çmimi i tregut. Kjo iniciativë paraqet hap konkret në kuadër të politikave të qeverisjes lokale për fuqizimin e bujqësisë, lehtësim ky që do të ndikoj në uljen e shpenzimeve, rrjedhimisht rritjen e prodhimtarisë bujqësore.

Kontrolloni gjithashtu

SHMP “Lasgush Poradeci” në Kijevë shënoi Ditën e Shkollës

Shkolla e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë shënoi Ditën e Shkollës. Në këtë manifestim …