5 mijë nxënës të klasave të katërta pritet t’i nënshtrohen testit ndërkombëtar "TIMSS" në matematikë dhe shkencë

5 mijë nxënës të klasave të katërta pritet t’i nënshtrohen testit ndërkombëtar “TIMSS” në matematikë dhe shkencë

Rreth 5 mijë nxënës të klasave të katërta brenda pak javësh pritet t’i nënshtrohen testit ndërkombëtar “TIMSS”. Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në këtë test, i cili i mat shkathtësitë e nxënësve të klasave të katërta në matematikë dhe shkencë. Testi pritet të mbahet në 146 shkolla të Kosovës nga data 22 prill deri më 10 maj. Përzgjedhja e nxënësve që do t’i nënshtrohen testit është bërë në mënyrë të rastësishme, përmes sistemit elektronik. MASHT-i ka theksuar se i kanë bërë përgatitjet e duhura që nxënësit të tregojnë rezultate të mira. E njohës të çështjeve të arsimit presin që kësaj radhe Kosova të renditet më mirë sesa në “PISA 2015”, në të cilin nxënësit kosovarë patën treguar rezultate të dobëta.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …