Mbi 50 delegacione nga mbarë bota tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoninë e përurimit të Hashim Thaçit si president i ri i Republikës së Kosovës. Nga Këshilli Organizativ bëjnë me dije se janë në vlugun më të madh të punëve për këtë ceremoni, e cila vlerësohet si ngjarja më e madhe protokollare në historinë më të re të Kosovës. Mësohet se në mesin e të pranishmëve në këtë ceremoni, do të jenë delegacione jo vetëm nga Ballkani, por edhe nga Egjipti dhe disa shtete të Amerikës Latine. Kryetari i ri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të betohet para deputetëve të Kuvendit me 7 prill, kurse të nesërmen e kësaj dite, përkatësisht me 8 prill në orën 11:00, do të shpallet president i vendit në ceremoninë ku janë ftuar 1000 mysafirë.
