50 Pako ushqimore nga “TIKA” Turke për familjet me nevojë

Nënkryetari i Komunës së Hanit të Elezit Mallzum Qajani, priti në takim Hasan Burak CERAN shef i zyrës së TIKA-së në Kosovë. Si edhe në shumë raste tjera edhe kësaj radhe nuk mungoi përkrahja e popullit Turk për popullin e Kosovës. Pjesë e kësaj ndihme është edhe komuna e Hanit të Elezit, e cila pranoi 50 Pako ushqimore nga zyra e “TIKA”-së Turke në Kosovë, të cilat janë donacion për familjet e prekura nga pandemia e Koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit. Me rastin e dorëzimit të kësaj ndihme Hasan Burak CERAN, shef i zyrës së TIKA-së në Kosovë tha se shpreson që me këto ndihma sa do pak të ndihmohen familjet me nevojë që në këto rrethana të rënduara janë më të goditura. Ndërsa nënkryetari Mallzum Qajani në emër të banorëve të komunës së Hanit të Elezit dhe në veçanti të familjeve përfituese falënderoi popullin e Republikës së Turqisë dhe Zyrën e TIKA-së në Kosovë me të cilën ka bashkëpunim shumë vjeçar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …