Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, Burim Bajrami shpërndau 50 spërkatëse të 45 litrave për pemëtarët e perimtarët ferizajas, në kuadër të planifikimeve e realizimit të buxhetit për vitin 2023 të kësaj drejtorie. Drejtori Bajrami tha se kjo mbështetje si për bujqit e fermerët ferizajas, do të vazhdoj për të lehtësuar veprimtarinë e bujqve e fermerëve ferizajas e si në rastin konkret, pemëtarëve e perimtarëve.