50 të vrarë dhe afro 100 të plagosur pësuan sot nga një sulm me kamion – bombë, në Libi

Së paku 50 vetë janë vrarë dhe afro 100 të tjerë janë plagosur sot nga një sulm me kamion – bombë, në një qendër stërvitore të policisë në qytetin Zilten, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë së Libisë, Ammar Mohammed Ammar. Ky ishte njëri nga sulmet më vdekjeprurëse që e ka goditur këtë vend të përfshirë nga konflikti. Kamioni ka eksploduar në këtë qendër derisa qindra rekrutë ishin mbledhur aty, ka thënë prefekti i qytetit Zilten, Miftah Lahmadi. Edhe pse askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por konsiderohet se ai është kryer nga lojalistët e grupit ekstremist, Shteti Islamik. Prej kryengritjes së vitit 2011, kur u përmbys diktatori, Muamar Gadafi, Libia është në kaos, meqë grupet e ndryshme të armatosura luftojnë për territore dhe kontroll të naftës.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …