Sot mbushen 50 vjet qyshkur Sekretariati i Punëve të Brendshme të Kosovë-Metohisë, me urdhër të kreut të UDB-së jugosllave, kishte arrestuar për herë të dytë, kryetarin e Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Trojeve Shqiptare, Adem Demaçin dhe shumë anëtarë të kësaj Lëvizjeje atdhetare, e cila, qysh prej asaj kohe mbeti bërthama e të gjitha lëvizjeve për liri e pavarësi të trojeve shqiptare dhe që rezultoi me fitore në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në përkujtim të këtij 50-vjetori të lavdishëm të historisë së rezistencës shqiptare, sot në orën 14.00 në Vilën Gërmia, në Prishtinë, mbahet një tubim simbolik i anëtarëve të LRBSH-së në krye me Simbolin e gjallë të rezistencës sonë kombëtare, bacë Adem Demaçi.
LRBSH-ja qysh prej themelimit në vitin 1953 ishte dhe mbeti organizata më e madhe dhe më gjithë përfshirëse atdhetare e cila kishte në gjirin e vet qindra veprimtarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme dhe që kishte shtrirje në shumicën e trevave shqiptare. Në të gjitha qytetet dhe vendbanimet më të mëdha të Kosovës u ngritën Komitetet vendore ku përfaqësuesit e tyre e përbënin dhe Komitetin (qendror) Revolucionar, si organ më i lartë udhëheqës i gjithë Lëvizjes.
“Përmes rrjetit organizativ (veprimtarëve Tefik Sahiti dhe Njazi Straja) Adem Demaçi jo vetëm që ve kontakt me bashkë atdhetarët në Turqi por inicion atje edhe formimin e një grupi të veçantë, që mori për detyrë angazhimin e mërgimtarëve në Turqi e në Evropë për furnizimin e LRBSH-ës me mjete materiale, teknike etj. Mu nga këto ndihma LRBSH-ja ka pasur mjetet e nevojshme teknike: makinën e shkrimit, shaptilografin dhe cilindrat praktikë për shkrimin e parullave etj.
LRBSH-ja përveç aktivitetit propagandistik, shpërndarjes së trakteve, parullave dhe materialeve të ndryshme me përmbajtje kombëtare, në natën e 12 e 13 prillit 1964 organizoj ngritjen e 94 flamujve kombëtar (të qepur nga vëllezërit Sabri e Selatin Novosella) në Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Besiaë, Pejë, Gjakovë e në disa vende tjera . Ky aksion u ndërmor me qëllim për ‘ia bërë me dije regjimit titist, se pavarësisht nga ndalesat e tij Flamuri i Skënderbeut do të shpalosej, do të afishohej dhe do të jetonte gjithmonë në zemrat e shqiptarëve.
LRBSH-ja si organizatë e fshehtë në rrethana të një shtetërrethimi të plotë, me kohë kishte filluar të përcillej nga rrjeti agjenturor i UDB-së. Më 8 qershor të vitit 1964 UDB-a federative-republikane dhe ajo krahinore në një aksion të sinkronizuar fillojnë arrestimin e anëtarëve të LRBSH-së.
Pikërisht “më 8 qershor 1964, burgoset një numër i anëtarëve të Lëvizjes, veçanërisht disa udhëheqës të saj, duke përfshirë edhe vetë Adem Demaçin. Shkaku kryesor që çoi në zbulimin e LRBSH-së ishte mos-mbajtja e konspiracionit, sepse pjesa dërmuese e anëtarëve qenë të rinj dhe u mungonte eksperienca…” .
Veprimtarët e LRBSH-së, kishin në plan që më 13 qershor 1964 ta shpërndajnë një trakt në të gjitha viset shqiptare, prandaj arrestimi vetëm 5 ditë përpara aksionit nuk duhet të ketë qenë i rastit.
pas arrestimeve masive, udbashët e tipit të Ibër Haskajt vunë në përdorim torturat fizike kundër anëtarëve të LRBSH-së. Me këtë rast pas torturave çnjerëzore, edhe pse u dërgua në spital, martirizohet mësuesi e poeti, Fazli Grajçevci (njëri nga themeluesit e LRBSH-së). Vrasësit, në përpjekjet e tyre që ta detyrojnë Dr.Ali Sokolin, që ta nënshkruajë analizën e vdekjes së tij të shkaktuar gjoja nga një “sëmundje e rrezikshme infektive”, nuk patën sukses, derisa e gjetën mjekun serb Mihajloviq që ta bëjë një gjë të tillë. Përkundër kësaj UDB-a trupin e Fazliut e futi në arkivolin e metaltë e të mbyllur hermetikisht, në mënyrë që familja të mos sheh se ç’mizori kishin ushtruar xhelatët mbi trupin e tij .
Gjatë hetimeve ndaj të arrestuarve u përdorë elektroshoku (sidomos nga Iber Hasakaj), gjilpërat, futjen e ujit në gojë e hundë, kamxhiku, grushti, shqelmi, qëndrimi mbështetur për muri me orë të tëra.
Pas tre muaj hetimesh intensive (nëpër duar të UDB-së kaluan mbi 500 shqiptarë liridashës. Rreth 100 pjesëtarë dhe simpatizantë të LRBSH-së, në grupe të vogla u nxorën para gjyqit. Gjykimi kundër themeluesit të LRBSH Adem Demaçit dhe 11 të akuzuarve të tjerë u mbajt më 27, 28, 29 e 31 gusht dhe 1 shtator 1964 në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë. Trupi gjykues përbëhej nga
kryetari i gjyqit –
Tahir Ibrani,
gjyqtari Radomir Stojkoviq dhe porotët:
Hazir Haziri,
Tefik Shala dhe
Nebih Qena. Ndërkaq palën e akuzës e përfaqësonte (përmes aktakuzës Kt-nr.223/64) Mirko Matoviq-prokurori publik i qarkut të Prishtinës .
Në këtë gjykim maratonik u dënuan:
- Adem Demaçi – student i fakultetit juridik, nga Prishtina me 15 vjet burg të rëndë,
- Sabit Ratkoceri (1939) – jurist i diplomuar (Lupç i Poshtëm) me 11 vjet,
- Hazir Shala (1934) – Profesor i shkollës normale, (Barilevë) me 13 vjet,
- Seladin Daci (1933) “operator i zërit në Radio Prishtinë,(Prishtinë) me 10 vjet,
- Azem Beqiri (1939) – Nëpunës i entit krahinor për mbrojtjen shëndetësore (Prishtinë) – me 10 vjet,
- Abdullah Lahu (1944) – nxënës i kl. së katërt të shkollës Normale, me 10 vjet,
- Ahmet Haxhia(1932) – farkatar nga Prishtina, me 10 vjet,
- Xhafer Mamuxhiku (1935) – nëpunës nga Prishtina, me 11 vjet,
- Dibran Bajraktari (1939) nëpunës nga Ppishtina – me 13 vjet,
- Sabri Novosella (1943) – rrobaqepës nga Prishtina, me 9 vjet,
- Tefik Sahiti (1930) – infermier nga Prishtina, me 9 vjet dhe
- Njazi Straja (Saraxhoglliu) (1933) tregtar nga Stambolli i lindur në Prishtinë, u dënua me 9 vjet burg .
Ndërkaq prej 3-15 vjet burg të rëndë u dënuan edhe këta anëtarë të LRBSH-së:
- Adem Rukiqi – Verboc -Gllogovc,
- Abdyl Shala – Loxhë-Pejë,
- Arif Hoxha – Mitrovicë
- Arif Ymeri
- Asim Vula – Gjakovë
- Avni Lama – Gjakovë
- Bahtire Berisha – Prizren
- Bahtir Duraku
- Bedrush Çollaku – Prizren
- Besnik Koci – Gjakovë
- Destan Miftari
- Din Spahia – Gjakovë
- Ejup Kastrati – Pejë
- Elhame Shala – prishtinë
- Emina Rakovica – prishtinë
- Enver Gerguri
- Enver Mehmeti
- Fazli Grajçevci – Tankoc
- Fehmi Elmazi – Gjilan
- Ferat Ymeri
- Gani Msutafa
- Haki Bejta
- Haki Gashi
- Hamdi Obertica – Fushë Kosovë
- Hilmi Rakovica – Prishtinë
- Hyda Dobruna – Gjakovë
- Hysen Bukoshi – Prizren
- Hysen Daci Mitrovicë
- Ibrahim Stublla
- Ismet Koshutova – Mitrovicë
- Isuf Istrefaj
- Isuf Isufi – Mavriq
- Kadri Kusari – Gjakovë
- Myrteza Nura – Gjakovë
- Mustafë Venehari – Mitrovicë
- Nezir Gashi -Grabovc – Pejë
- Nimon Podrimja – Carallukë – Istog
- Mejreme Berisha – Prishtinë
- Osman Berisha – Puzovfc
- Qerim Zajmi
- Ramadan Lahu – Gllamnik
- Ramadan Shala – Pejë
- Rashit Rusha
- Rexhep Elmazi – Gjilan
- Rexhep Shala – Loxhë, Pejë
- Remzi Baloku
- Rrustem jMorina
- Sabit Lahu – Gllamnik, Podujevë
- Sadik Latifi
- Sahit Sfeqla – Prishtinë
- Selatin Novosella – Prishtinë
- Selman Berisha – Progofc
- Sylejman Gashi
- Sylë Shala – Pejë
- Shefqet Jashari – Strofc, Vushtërri
- Shemsi Hoxha
- Shemsi Rudari
- Tahir Shala, Krushec-Prishtinë
- Teki Dervishi – Gjakovë
- Ukshin Shala – Loxhë – Pejë
- Vesel Bislimi
- Vesel Shala – Loxhë, Pejë
- Vezir Uka – Dobrajë, Prishtinë
- Ymer Mehmetaj
- Zeqir Agushi
- Zeqir Gërvalla – Lupçi i Poshtëm, Podujevë
- Zeqir Heretica – Lupçi i Poshtëm, Podujevë
- Zeqir Shala – Loxhë, Pejë
(Ky regjistër i të dënuarve dhe arrestuarve, shkarkuar nga interneti nuk është i plotë)
)Forumi shqiptar, pa autor, shkrim i përmirësuar dhe i plotësuar nga A.Q.)
Në 6 nëntor të vitit 1965 në medresenë Alaudin” të Prishtinës, zbulohet edhe një grup i medresistëve të cilët kishin vepruar në Programin dhe Platformën e LBRSH-së, përmes lidhjeve që kishte mbajtur medresisti, Feti Mehdiu nga Zajazi i Kërçovës me Sabri Novosellën. Për veprimtari anti-jugosllave në platformë të LBRSH-së, ishin dënuar me burg,Ahmet Ali Qeriqi nga Krojmiri i Drenicës, Rizah Gjoka nga Anamali i Malit të Zi dhe Shemadin Akiti nga Kërçova. Ishin mbajtur në arrest dhe ishin torturuar edhe Mehmet Gashi, Ali Isufi dhe medresistë të tjerë. Grupi i medresistëve kishte vepruar i pavarur derisa në atë mes ishte infiltruar J.H dhe dy medresistë të tjerë të cilët kishin denoncuar aktivitetin atdhetar, i cili karakterizohej me shpërndarjen dhe leximin e literaturës së ndaluar sikur ishte romani i Adem Demaçit, “Gjarpinjtë e gjakut”, tregimet e tij të botuar në disa numra të revistës letrare “Jeta e re” dhe vepra të autorëve nga Shqipëria.